Rënia e valutave kundrejt lekut ka vijuar edhe gjatë ditës së sotme me ritme të përshpejtuara në krahasim me dy ditët e mëparshme, duke reflektuar pamundësinë që bankat kanë për të transportuan valutën jashtë vendin, çka po i bën ato të kufizohen në transaksionet e këmbimit valutor.
Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, një euro u këmbye sot me 123.58 lekë, duke shënuar një rënie prej 0.62 lekësh në krahasim me ditën e mëparshme. Kjo është rënia më e madhe ditore që prej qershorit të vitit të kaluar, përpara se banka e Shqipërisë të ndërhynte për të frenuar rënien e monedhës së përbashkët.