Kryeministri Edi Rama ndodhet sot në Librazhd nga ku është konfirmuar kryebashkiaku aktual Kastriot Gurra si kandidati i socialistëve, në garë për një mandat të dytë.
“Unë dua shumë të falenderoj kryeministrin Rama, por së fundmi dua ta falenderoj për një vendim që vetëm burra shteti e marrin, një kancer që kishim në katet e para të pallateve tona e në çdo kryqëzim, një kancer që shqetësonte familjet tona, nënat tona, heqja e llotove nga qyteti i Librazhdit dhe nga gjithë Shqipëria. Pavarësisht se jemi një qytet i vogël, 20 lloto ishin në Librazhd”, tha Gurra.
I pranishëm është edhe deputeti i zonës Taulant Balla. Ky i fundit më herët vlerësoi punën e kryebashkiakut aktual.
“Faleminderit për Kastriot për punën që ke bërë, që nuk na theve besimin. Ka ende punë për të bërë”, tha Balla.
