Policisë së Shtetit i soset durimi me Sali Berishën: Do kalojmë në rrugë të tjera duke filluar që tani

0
327

Policia e Shtetit ka reaguar për ish kryeministrin Sali Berisha për postimet që bën nga qytetari dixhital ku hedh akuza për Policinë e Shtetit.

Në një reagim për mediat Policia shkruan se do ti ndjekë në rrugë ligjore këto postime të Berishës.

Reagimi i plotë i Policisë së Shtetit:

Reagim i PSH për akuzat dhe shpifjet e shtetasit Sali Berisha Policia e Shtetit konstaton me keqardhje se shtetasi Sali Berisha ka prodhuar dhe postuar në rrjete sociale në vazhdimësi shpifje të panumërta ndaj kësaj organizate ligj zbatuese. E gjendur nën presionin e pandërprerë të një lumi shpifjesh nga ana e këtij shtetasi, Policia e Shtetit bën me dije se do të reagojë me kallzime penale, duke kërkuar zbardhjen shpejt dhe deri në fund të këtyre shpifjeve, nga Prokuroria. Publikimet e këtij lloji tentojnë të ndërtojnë një fushatë të mirëfilltë linçimi publik, që ka qëllim të denigrojnë, delegjitimojnë, dekurajojnë dhe pengojnë punën e trupës së Policisë së Shtetit në shërbim të Kushtetutës, ligjit e qytetarëve. Policia e Shtetit do ta adresojë në rrugë ligjore këtë tentativë të papranueshme dhe do të mirëpresë hetimet që do të provojnë bazën e çdo akuze nga ana e z.Berisha. Kjo është e rëndësishme jo vetëm në respekt të opinionit publik, por dhe për vetë Policinë e Shtetit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here