SHISH dhe shërbimet amerikane blindojnë Durrësin dhe Tiranën, muxhahedinët bëhen bashkë për Sulltan Novruzin, të pranishëm Majko dhe Spaho

0
341

Rreth 3000 muxhahedinët iranianë të ardhur në Shqipëri janë bërë dje bashkë në kuadër të festës së Sulltan Novruzit. E pranishme ishte edhe vetë presidentja e “Rezistencës Iraniane”, Maryam Rajavi, e cila uroi të gjithë iranianët, në Iran e jashtë tij. “Gëzuar Vitin e Ri popullit të Iranit, i cili ka refuzuar ta humbë shpresën, ndonëse gjendet nën sundimin e errët e shtypës të mullahëve. Viti i kaluar ishte viti kur kryengritjet dhe protestat popullore i tundën shtyllat e regjimit. Dyert e Iranit janë të hapura për të përqafuar një të ardhme pa shtypje, pabarazi e padrejtësi, një republikë të bazuar në ndarjen e fesë nga shteti, një vend që sundohet nga e drejta e votës dhe sovraniteti i popullit të vet, ku vota e popullit ka fjalën e parë dhe të fundit”, tha Rajavi. Të ftuar në këtë kremtim ishin edhe ministri i Diasporës, Pandeli Majko, zëvendëskryetari i Partisë Demokratike, Edmond Spaho, si dhe një numër parlamentarësh e personalitetesh shqiptare. Majko u kujtoi muxhahedinëve se janë të mbrojtur nga autoritetet vendase, duke shtuar se për sigurinë e tyre shteti shqiptar dëboi ambasadorin.

“Shqipëria ka një protokoll, ne e quajmë protokoll të diplomacisë, por ata harrojnë se ju jeni nën mbrojtjen tonë, dhe kushdo që ju prek ju, prek Shqipërinë, prek shqiptarët, dhe kjo është arsyeja pse Shqipëria dëboi Ambasadorin e Teheranit. Mendoj se kjo është arsyeja pse Shqipëria dhe shqiptarët kanë një nga Ambasadat më të mira të Iranit dhe ajo është Kampi Ashraf”, tha Majko. Edhe nën kryetari i PD Edmond Spaho u shpreh se opozita mbështet jo vetëm veprimin e qeverisë për të përjashtuar diplomatët iranian, por edhe ata vetë. “Jemi shumë krenarë që ju kemi këtu, dhe për sa i përket marrëdhënieve me organizatën tuaj, pavarësisht se partia ime është në opozitë, ne jemi të bashkuar dhe ju mbështesim, dhe mbështesim madje edhe veprimin e qeverisë në përjashtimin e diplomatëve iranianë të përfshirë në veprimtari terroriste”, tha Edmond Spaho. Sipas burimeve të gazetës, aktiviteti i tyre është shoqëruar me masa të forta. SHISH, agjentët e SHBA dhe vendeve të tjera partnere janë angazhuar gjatë gjithë këtyre ditëve për të shmangur çdo lloj kërcënimi. Një vit më parë, në të njëjtën periudhë u tentua një akt terrorist nga dy shtetas iranian, gjë që solli dhe dëbimin e ambasadorit. Për këtë arsye frika për sulme të mundshme terroriste nga Irani ekziston dhe ndaj janë marrë këto masa. 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here