Google search engine
Home Aktualitet Kë po shantazhon Ilir Meta? Ish-ministri i Jashtëm demokrat zbërthen kërcënimin e...

Kë po shantazhon Ilir Meta? Ish-ministri i Jashtëm demokrat zbërthen kërcënimin e presidentit

0
561

Ditën e djeshme presidenti i Republikës, Ilir Meta, deklaroi se do të djegë mandatin e tij për t’i dhënë zgjidhje situatës politike në vend.

Këtë deklaratë të Metës e ka komentuar ish- ministri i Jashtëm, Besnik Mustafaj, i cili u shpreh se presidenti i ka dërguar një mesazh të koduar palëve politike me deklaratën e tij.

Më tej Mustafaj, u shpreh se e hamendëson deklaratën e Metës edhe si një shantazh që i bëhet mazhorancës.

“Ilir Meta i ka dërguar një mesazh të koduar palëve politike, unë po pres nëse Meta ka një plan konkret në kokën e tij për zgjidhjen e krizës apo është një shantazh që i bën mazhorancës.

Nëse është shantazh atëherë nuk është në kompetencat e presidentit ta bëjë këtë gjë.

Nuk është në shërbim të zgjidhjes së krizës dorëheqja e presidentit”, deklaroi Mustafaj në rubrikën “Opinion” në News 24.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here