E zuri gjumi dhe humbi emisionin, Gentian Zenelaj me kolegun e tij bëjnë atë që askush nuk e priste

0
470

Ka folur për karrierën dhe jetën profesionale të tij, ku mes batutave dhe të qeshurës ka treguar edhe incidentet që i kanë ndodhur gjatë punës. Moderatori dhe aktori i njohur Gentian Zeneli ka folur për jetën e tij në ‘Club FM’.

Genti tregoi se në fillimet e karrierës ka punuar në një radio dhe moderonte një emision nga ora 7:00 deri në 9:00.

Moderatori tha se i duhej të ngrihej herët për në punë, por një ditë e kishte zënë gjumi dhe së bashku me kolegun e tij për të ndrequr gabimin kishin hequr fishën e transmetimit që të mos transmetohej në të gjithë Shqipërinë.

‘Emisioni ishte 7 me 9 të mëngjesit dhe unë gjendesha në shtrat në orën 07:45. Asokohe kolegu im hoqi fishën e transmetimit dhe radio nuk dëgjohej më në të gjithë Shqipërinë. Kur arrita në studio thashë në mikrofon pra ‘siç po thosha’ që të mos kuptohej që problemi ishte i joni’, tha Genti duke shkaktuar shumë të qeshura në studio.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here