“Jam shumë sëmurë”/ Aktorja Margarita Xhepa në gjendje të rëndë shëndetësore, zbulohet çfarë do të ndodhë ditën e premte

0
485

Margarita Xhepa është një prej aktoreve ikonë të kinematografisë shqiptare. Ajo është në gjendje të rëndë shëndetësore dhe ditën e premte do t’i nënshtrohet një operacioni të vështirë në këmbë.

Aktorja ka treguar se është shumë e sëmurë dhe se nuk ecën dot.

 ”Sot mora analizat e gjakut, sepse jam në pritje të operacionit. Jam shumë sëmurë, nuk eci dot. Të premten do të hyj në operacion dhe do Zoti e kaloj me sukses.”, ka thënë aktorja e madhe.

Margarita është 87-vjeçe dhe ka qenë protagoniste në shumë filma shqiptarë. Së fundmi aktorja ka qenë protagoniste e filmit artistik me metrazh të gjatë “Bolero në vilën e pleqve”, bazuar në romanin e shkrimtarit të njohur Fatos Kongoli.

Xhirimet për këtë film janë mbyllur në muajin shtator dhe tani pritet premiera. Margarita Xhepa është edhe nëna e aktorit të njohur Ndriçim Xhepa.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here