U lirua nga Gjykata e Tiranës dy ditë më parë, prokuroria paralajmëron apelimin e vendimit ndaj Ervin Matës

0
574

Njëzet e katër orë pas dhënies së vendimit për lirimin e Ervin Matës nga togat e zeza të kryeqytetit mësohet se prokuroria do të apelojë vendimin e dhënë ndaj tij. Burime nga organi i akuzës bëjnë me dije se grupi i prokurorëve që po hetojnë ngjarjen e rëndë që tronditi kryeqytetin mbrëmjen e 4 tetorit në ish Bllok me një të vrarë dhe dy të plagosur do të apelojnë vendimin e gjykatës. Tre ditë pasi u vetëdorëzua në polici, më konkretisht mëngjesin e së hënës togat e zeza të kryeqytetit kanë liruar nga qelia Matën. Prokuroria kërkoi “arrest me burg” për 31-vjeçarin, ndërsa gjykata vendosi të rrëzoi kërkesën e organit të akuzës duke caktuar ndaj tij masën “detyrim paraqitje”. Por organi i akuzës thotë që nuk do ta lërë me kaq, pasi do e apelojë vendimin e dhënë ndaj ish të dashurit të këngëtares së njohur Elvana Gjata. Prokuroria kërkon që Mata të qëndroi pas qelisë, pasi sipas saj ai mund të prishë provat nëse qëndron me masë sigurie “detyrim paraqitje”, masë të cilën gjykata vendosi për të. Sipas organit të akuzës në pamjet filmike, 31-vjeçari, ka shtyrë në konflikt Marvjol Bilon i cili vrau Fabian Gaxhën dhe plagosi Ervis Martinajn dhe Eljon Haton, ky i fundit mbeti i paralizuar në këtë ngjarje. Sipas Prokurorisë Mata duhet të mbetet në burg pasi autori nuk kishte asnjë konflikt të drejtpërdrejtë me viktimën Fabiol Gaxha, dhe të gjitha veprimet e Bilos kanë qenë të ndikuara nga Mata. Ervin Mata u vetëdorëzua mbrëmjen e së premtes në një nga komisariatet e kryeqytetit, por ai ndenji pas qelive vetëm për 48 orë, pasi gjykata vendosi ta lirojë atë. Ervin Mata menjëherë pas masakrës në ish Bllok me një të vdekur dhe dy të plagosur, u shpall në kërkim nga policia pasi nga hetimet e prokurorisë rezultoi si një nga personat e përfshirë në këtë ngjarje të rëndë. Tashmë i vetmi që ka mbetur në kërkim është ish-komandoja Mervjol Bilo, i cili akuzohet se ekzekutoi Fabiol Gaxhën dhe plagosi Ervis Martinajn dhe Eljo Haton. Ndërsa i arrestuar për ngjarjen është vetëm Ervis Martinaj pas vendimit të dhënë nga gjykata e Apelit. Gjithashtu në kërkim policor për ngjarjen e 4 tetorit është edhe Eldi Dizdari, i cili sipas policisë është personi që ka pasur konflikt me Ervin Matën. Dorëzimi i këtij të fundit dhe deklarimet që do të bëjë përpara grupit hetimor pritet që të hedhin më shumë dritë mbi ngjarjen e rëndë dhe konfliktin që të gjithë këta persona kanë pasur mes tyre.

Hetimet

Sipas prokurorisë Eldi Dizdari, tashmë në kërkim policor ka pasur një konflikt të fortë me Ervin Matën mbrëmjen e 4 tetorit, para lokalit “Monopol”, rreth gjysmë ore para se të ndodhte përplasja me armë brenda këtij lokali. Eldi Dizdari njihet dhe me emrin Denis Matoshi dhe njihet si kushëri i afërt me Arbër Çekaj, pronarin e kompanisë së bananeve të arrestuar në Gjermani për trafikun e 613 kg kokainë që u sekuestrua para disa muajsh në Durrës. Sipas burimeve të prokurorisë Mata dhe Dizdari janë konfliktuar me njëri-tjetrin në rrugë, pikërisht përpara lokalit “Monopol”. Dyshimet janë se Mata dhe Dizdari janë konfliktuar për çështjen e një borxhi financiar, borxh i cili nuk ishte shlyer nga Ervin Mata. Në këtë konflikt është përpjekur të hyjë dhe komandoja Merviol Bilo, por nga pamjet filmike ka rezultuar se Bilo largohet nga Mata dhe më pas Eldi Dizdari së bashku me personat e tjerë që ishin me të janë larguar. Makina e tyre është ndjekur në këmbë nga Mata dhe grupi i tij deri tek zona e “Sky Taëer”, por nuk kanë mundur më ta shikojnë dhe janë rikthyer sërish pas, duke u futur në lokal “Monopol”. Ndërkohë Dizdari nuk ka qenë fizikisht në lokalin “Monopol”, aty ku ndodhi dhe përleshja fizike dhe me armë, pasi është larguar në drejtim të pacaktuar ende. Pamjet filmike të disa bizneseve sipas prokurorisë kanë zbuluar se Dizdari ka qenë personi i parë ai që është konfliktuar me Ervin Mata dhe më pas është larguar. Sipas prokurorisë pas konfliktit Mata-Disdari, Martinaj, së bashku me disa miq të tij, kanë shkuar te dyqani “Monopol”, ku ka pasur një shkëmbim zjarri, që duke iu referuar mesazheve të gjetura në telefonin e Martinajt, nuk ka ndodhur për një sherr të momentit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here