“Opozita e re”, kush është kandidatja e LSI që dorëzoi sot formularin në KQZ dhe lidhjet e saj me Lefter Kokën (EMRI)

0
379

Edlira Hyseni një tjetër kandidate listës së LSI për qarkun Durrës pritet të marrë mandatin e lënë vakant nga deputetët e kësaj force politike.

Edlira Hyseni mësohet se është një nga njerëzit e afërt me Lefter Kokën, i cili që prej fillimit nuk hoqi dorë nga mandati i deputetit.

Gjithashtu Hyseni është dhe këshilltare në Këshillin Bashkiak të Durrësit nën logon e LSI-së.

Duke iu bashkuar deputetëve të tjerë të cilët kanë pranuar mandatet e djegura nga paraardhësit e tyre të Partisë Demokratike, numri i kandidatëve që pritet t’i bashkohen Kuvendit shkon në 10.

Deri më tani ka 10 kandidatë nga listat e PD-së dhe të LSI-së që kanë shprehur gatishmërinë për të marrë mandatet e lëna nga deputetët e opozitës së bashkuar.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here