Basha prej kohësh akuzohet për lobim me rusët, ndërkohë që Rusia akuzohet se kërkon të destabilizojë vendin.
Mirëpo sot televizioni rus RT ka nxjerrë live në FB protestën e PD- LSI në kohë reale duke treguar protestuesit para Kuvendit.
Kjo nuk ka ndodhur me televizione të tjera ndërkombëtare që kanë vëmendje ndaj Ballkanit.
Basha u pa dhe herën e fundit në këtë televizion ku fliste për Shqipëri të rrëmujshme.