Në sitën e vetting-ut sot kaloi ish kryeinspektorja e KLD-s Marsida Xhaferrllari.Ajo do ta mbajë këtë post e cila deri në krijimin e isnpektorit të lartë të drejtësisë. Xhaferrllari u përball me një seancë dëgjimore me gjetjet e hetimit administrativ të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.KPK tha se ILDKPKI ka konstatuar se deklarimi i pasurisë së Marsida Xhaferrllarit është i saktë, nuk ka kryer fshehje të pasurisë dhe nuk ka konflikt interesi.
“Kemi kryer hetim të thelluar në lidhje me disa llogari bankare në emër të Marsida Xhaferllarit në disa banka. Gjate hetimit janë kryer të gjitha verifikimet dhe ka rezultuar se nuk ka pasuri të fshehura. Nga analiza financiare ka rezultuar se Marsida Xhaferllari nuk ka pasuri të pajustifikuara”.
KPK tha se DSIK ka konkluduar se formulari është i saktë dhe ka rezultuar se ka përshtatshmëri për të vijuar detyrën. Sa i takon aftësive profesionale, bazuar në të gjitha informacionet që ONM ka paraqitur, gjetjet të cilat janë protokolluar kanë qenë në lidhje me statusin e magjistratit, nëse Xhaferllari e ka pasur apo jo.
“Inspektoriati ka bërë disa vlerësime kontraditore lidhur me disa gjyqtarë”.
KPK tha se për Marsida Xhaferllarin ka pasur dy raste denoncimesh.
Vendimi për Xhaferllarin do të jepet më 11 Mars 2019 ndërsa vetë ajo e vlerësoi këtë proces por tha se edhe pse ka kaluar mbi një vit ajo është votuar me vonesë dhe duhet të ishte subjekti i parë që duhet të kishte kaluar në filtër.