Pasuria ‘fundos’ kryetarin e pezulluar të Gjykatë së Apelit

0
411

Shkarkohet sot Kryetari i pezulluar i Gjykatës së Apelit të Durrësit, Petrit Çeno. Nga hetimet e KPK, rezulton se gjyqtari Çeno ka fshehur pasurinë. KPK tha se gjyqtari ka mospërputhje me kohën e deklaruar, mospërputhje dokumentacioni për të dyja ullishtet, problem me dokumentacionit që disponojnë institucionet, mospërputhje me vendbanimin pasi bashkëshortja dhe ai figurojnë në adresa të ndryshme. Në deklaratën e vettingut gjyqtari ka deklaruar një apartament 98 m2 dhe garazh 22m2, automjet me vlerë 18.500 mijë euro, 148 m2 apartament në Kavajë, 3 mijë metra 2 ullishte në Shkallnur dhe një tjetër me sipërfaqe 2775 m2, dy apartamente në Tiranë me sipërfaqe 144 m2 dhe 79m2. Në nëntor 2013, Çeno u dekretua nga Presidenti i Republikës si anëtar i Gjykatës së Lartë, por dekreti u rrëzua nga votat e mazhorancës në Parlament. Ndërsa në vitin 2015, Prokuroria e Krimeve të Rënda nisi një procedim penal ndaj Çenos dhe dy gjyqtarëve të tjerë, të cilët u akuzuan se kishin përfituar një udhëtim falas në Madrid nga një biznesmen, palë në një proces gjyqësor, për të parë ndjeshjen mes Real Madrid-Barcelonës. Në shkurt 2018, Prokuroria e Krimeve të Rënda i mori të pandehur tre gjyqtarët, ndërkohë që Këshilli i Lartë i Drejtësisë i pezulloi nga detyra. Aktualisht, çështja është në pritje të zbardhjes së përgjimeve për t’u dërguar në gjykatë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here