Autoriteti rrugor si pasojë e motit të keq që ka përfshirë vendin që prej ditës së djeshme, ka njoftuar mbi gjendjen e rrugëve në disa nga akset më problematike të vendit kur temperaturat kanë shkuar deri në minus 11 gradë.
Njoftimi:
ARRSH bën me dije se për shkak të reshjeve të borës në zonën e Korçës qarkullimi duhet të bëhet me zinxhirë.
Njoftimi i plotë:
Në Qarkun Korçë gjate natës reshjet e dëborës u ndërprenë.
Temperaturat kanë qenë të ulëta -11 gradë.
Kompania e mirëmbajtes ka qenë në punë për pastrimin e rrugës dhe shpërndarjen e kripës.
Qarkullimi bëhet pjesërisht me zinxhir – Qafa e Qarrit Korçë-Ersekë.
Kalimi në rrugën e Dardhës bëhet me zinxhir.
Në Veri qarkullohet pa probleme.
Rekomandohet përdorimi i zinxhirëve vetëm në km e fundit të aksit Ura e Cerenecit- Steblevë.