Një vit më parë e gënjeu në sy, Rudina bën për “një lek” moderatoren e njohur

0
515

Klea Huta dhe Elgit Doda ishin të ftuar mbasditen e djeshme në emisionin ‘Rudina’.

Klea dhe Elgiti folën për marrëdhënien e tyre të dashurisë e cila ka nisur dy vite më parë.

Mirëpo moderatorja Rudina Magjistari e ka vënë në siklet Klean, pasi i kujtoi se një vit më parë, teksa ka qenë e ftuar në studion e saj, ajo e kishte gënjyer për marrëdhënien me këngëtarin, ndërkohë që një ditë më parë kishin bërë lidhjen publike.

‘E di pse u bë lëmsh? Sepse Klea erdhi tek unë, ishte këtu dhe e pyetëm pikërisht për këtë gjë, sepse flitej shumë’, tha Rudina, ndërkohë që publikoi videon ku Klea mohonte lidhjen me Elgitin.

Klea nisi të qeshë sapo pa videon dhe pranoi se ishte një moment i sikletshëm, pasi më pas mediat e kishin bombarduar me lajme për lidhjen me Elgitin, kështu që ata ishin detyruar t’iu jepnin fund thashethemeve.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here