Kur do të zgjidhet Prokurori i ri i Përgjithshëm? Kreu i KLP tregon afatin e fundit

0
425

Në mbyllje të garës për SPAK, kreu i KLP-së Gent Ibrahimi ka sqaruar edhe procedurat që do të kryejë  ky institucion për zgjedhjen e Prokurorit të ri të Përgjithshëm.Në një intervistë për  Klodiana Lalën, Ibrahimi u shpreh se me siguri e gjithë procedura përfundon në qershor.“Ne kemi afat maksimal datën 19 mars, edhe pse kemi ende punë për të bërë. Këtu nuk ka rrëshqitje do e shpallim të hapur garën për Prokuror të Përgjithshëm në këtë datë, Kandidatët do kenë 3 ditë kohë për të aplikuar dhe ne 45 ditë kohë për të shqyrtuar dosjet e secilit prej tyre. Në fund të qershorit është e mbaruar e gjithë procedura”, tha Ibrahimi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here