Skandali me tenderat në ministrinë e Drejtësisë, Vasili ‘bën të fortin’ me Prokurorinë

0
544

Edhe pse Prokuroria e Tiranës i ka dërguar letër që të paraqitej në orën 14:00 në këtë institucion kreu i grupit Parlamentar të LSI Petrit Vasili nuk ka shkuar ende. Vasili do të merret në pyetje për të dëshmuar në lidhje me skandalin e tenderave në kohën kur ai drejtonte ministrinë e Drejtësisë. Ndërkohë ditën e djeshme u mor në pyetje dhe ish ministri i Drejtësisë nga radhët e LSI, Ylli Manjani.

Në dy vite, 2016-2017, prokuroria ka zbuluar abuzime dhe shkelje me 5 tendera te Ministria e Drejtësisë duke shkaktuar një dëm të llogaritur në miliona euro.

Hetimet jane shtrirë për 5 tendera

1.Mirembajtja dhe mbikqyrja e sistemit ICMIS ne 7 Gjykatat Administrative

2.Përmiresimi i sistemit të mbikqyrjes elektronike në fushën penale

3.Përmirësimi, Zhvillimi dhe Mirembajtja e Regjistrit Noterial Shqiptar

4.Sistemi i Monitorimit me kamera për burgun e Lezhës dhe Fushë Krujës

5.Përmirësimi dhe mirëmbajtja e sistemit elektronik te çështjeve të përmbarimit

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here