PD- LSI kërkuan shkarkimin, ja kur do mblidhet KLP për Arta Markun

0
454

Të premten Këshilli i Lartë i Prokurorisë pritet të mblidhet për të shqyrtuar kërkesën e Kreut të Grupit Parlamentar të LSI, Petrit Vasili, për shkarkimin e kryeprokurores Arta Marku. 

Sipas Vasilit, Arta Marku duhet të shkarkohet dhe ndiqet penalisht pasi pa pritur përgjigjen e verifikimit mbi integritetin e figurës ka përcjellë kandidaturën  e Bujar Sheshit si kandidaturë që plotëson kriteret për të qëne pjesë e KLP-së.

Bujar Sheshi pasi ka kaluar të gjithë filtrat e vettingut është bërë pjesë e KLP, ndërsa nga Autoriteti i Dosjeve u publikua një material që dokumentonte se Sheshi ka qenë pjesë e Sigurimit të Shtetit me pseudoninimin “Venusi”. Sheshi i ka mohuar këto akuza dhe ka hedhur në gjyq Autoritetin e Dosjeve.

“Këshilli i Lartë i Prokurorisë njofton mbledhjen e gjashtë të këtij institucioni, e cila do të mbahet ditën e premte , datë 22 shkurt 2019, ora 10.00 në salllën e ish-këshillit të Lartë të Drejtësisë. Seanca do të zhvillohet pa praninë e mediave”, thuhet në njoftimin e dhënë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here