Përplasje fatale e avionëve gjatë shfaqjes ajrore në Indi (Video)

0
521

Dy aeroplanët Haëk nga Skuadra e Suryakiran Aerobatic dolën sot jashtë kontrollit teksa se hunda e një aeroplani të “godiste” bishtin e tjetrit ndërsa lëviznin në të njëjtin drejtim, gjatë përgatitjeve për një shfaqje ajrore. Mediat shkruajnë se aksidenti ndodhi rreth orës 11.50 të mëngjesit mbi bazën ajrore Yelahanka në veri të Bengaluru në jug të Indisë përpara shfaqjes Aero India që hapet nesër në qytet. Një nga tre pilotët vdiq, ndërsa të dy të tjerët u nxorën dhe u dërguan në spital, me një nga njerëzit që kishte thyer dy këmbët.  Një civil u plagos gjithashtu nga mbetiet në rënie, pasi aeroplanët e goditur ranë pranë një zone banimi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here