Ditën e sotme grupi parlamentar i PD u mblodh për të diskutuar për propozimin e Lulzim Bashës për djegien e mandateve.
Gjatë mbledhjes së sotme është votuar unanimisht për djegien e mandateve të deputetëve.
Mësohet se kreu i PD, Lulzim Basha do të mbledhë Këshillin për të marrë venimin përfundimtar.
Vendimet e marra në grupin e PD:
1. Unanimisht votohet pro djegjes së mandateve, pavarësisht diskutimeve në parim.
2. Kryetari Lulzim Basha të mbledh keshillin kombëtar për marrjen e vendimit përfundimtar
3. Të ngrihet një grup pune për teknikalitetet. Njerëz që njohin ligjin dhe zgjedhjet. Propozim për KK: Gaz Bardhi, Oerd Bylykbashi, Enkelejd Alibeaj, Clirim Gjata, Ivi Kaso.