Lidhur me vrasjen e djeshme në Vlorë, janë shoqëruar në komisarit 15 persona.
Pas marrjes në pyetje në cilësinë e personave që mund të kenë dijeni për ngjarjen dhe konfliktet të mundshme të mëparshme, të shoqëruarit janë lënë të lirë.
Nga breshëria e plumbave humbën jetën Arjan Hasani dhe Orest Rexho. Ndërkaq, shënjestra e atentatit, Armando Sulejmani arriti të shpëtojë, dhe ndodhet në spitalin e Vlorës.
Në vendngjarje policia gjeti më shumë se 25 gëzhoja ndërsa në makinën e djegur u gjetën tre armë automatike.