Vrasja e dyfishtë, Policia e Vlorës tregon çfarë ndodhi pak minuta më parë

0
535

Policia e Vlorës e ka ende të paqartë se çfarë ka ndodhur në lagjen “Uji i Ftohtë” në Vlorë ku mbetën të vrarë dy persona dhe u plagos një tjetër por deklaron se ka ngritur një grup të posaçëm hetimor për zbardhjen e krimit që tronditi vlonjatët këtë të diel. Policia ndodhet ende në vendin e ngjarjes ku po mblidhen të gjitha provat.

Në vend janë ende gëzhojat e shumta të armëve të përdorura. Nisur nga burimet policore thuhet se kemi të bëjmë me një atentat të pastër.

“Pak minuta më parë në lagjen “Ujë i Ftohtë”, Vlorë, kanë mbetur të vrarë dyshohet me armë zjarri 2 shtetas dhe 1 tjetër u plagos, në rrethana ende të paqarta. Një grup i posaçëm hetimor u ngrit menjëherë dhe po punon për sqarimin e rrethanave dhe identifikimin e ndalimin e personave të implikuar në ngjarje. Për shkak të hetimeve nuk mund të bëhen të ditura detaje të tjera”, deklaron zyrtarisht policia.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here