Nënkryetari i PD Edi Paloka u përjashtua me 10 ditë nga seanca plenare e Kuvendit por përveç kësaj ndaj tij ka nisur edhe një hetim.
Garda e Republikës dhe Policias e Shtetit bën me dije se ka nisur hetimet e menjëhershme për agresionin dhe procedimin penal ndaj Palokës.
“Sot, në sallën e seancave të Kuvendit të Shqipërisë, deputeti Edi Paloka ka sulmuar me një solucion kimik të parapërgatitur Kryeministrin e Shqipërisë, z. Edi Rama.
Garda e Republikës me mbështetjen e strukturave të specializuara të Policisë së Shtetit ka nisur hetimet e menjëhershme për agresionin e kryer në sytë e të gjithëve dhe gjithashtu procedimin penal kundër shtetasit Edi Paloka”, thuhet në deklaratë.