Google search engine
Home Aktualitet Sekuestrohen pasuritë e “Kumbarit” të Shkodrës, mes tyre apartamente, mijëra hektarë tokë...

Sekuestrohen pasuritë e “Kumbarit” të Shkodrës, mes tyre apartamente, mijëra hektarë tokë në plazh dhe automjete

0
603

Kur kanë kaluar gati dy muaj nga arrestimi i Bardhok Pllanajt i njohur si “Kumbari”, në qytetin e Shkodrës, me vendim gjykate prokuroria i ka sekuestruar 44-vjeçarit, të gjitha pronat. Gjykata e Shkodrës ka vendosur masën e sekuestros preventive për 6 apartamente, 5 bodrume, një sipërfaqe të konsiderueshme toke dhe 3 automjete në pronësi të tij. Dyshohet se të gjitha pasuritë e patundshme janë përfituar nga aktivitete kriminale kryesisht në trafik droge. Bardhok Pllanaj u arrestua në Dhjetor të 2018, ndërsa Gjykata e Shkodrës ka dhënë për të masën e sigurisë “arrest shtëpie” për shkak të disa komplikacioneve shëndetësore. Pllanaj ka qëndruar rreth 3 javë në reanimacionin e Spitalit të Shkodrës. Kujtojmë se pas arrestimit në muajin dhjetor të vitit të kaluar, biznesmenit iu sekuestrua edhe një apartament 10-katësh në lagjen “Rus” me vlerë 2 milionë euro i cili dyshohet se është ndërtuar me burime financimi të paligjshme, ndërsa ndërtimi ishte pa leje. 44-vjeçari, nuk është një emër i panjohur në botën e kronikës. Katër vite më parë, ai u fsheh në makinën e ish-deputetit Mark Frrroku, gjatë kohës që rezultonte në kërkim. Më konkretisht ai ishte shpallur në kërkim pas “Operacionit të Vilunit”, i dyshuar për trafik droge. Ai arriti të shpëtojë nga prangat gjatë natës mes datës 1 dhe 2 tetor të vitit 2014, duke fshehur në makinën e deputetit Mark Frroku. Në momentin që policia organizoi një postbllok në zonën e Kamzës, nuk e ndaloi dot pasi makina e deputetit Marku, i kishte dyert të bllokuara nga brenda.

Pasuritë e sekuestruara të biznesmenit

Prokuroria Shkodër, ka regjistruar aktet e dy procedimeve penale të vitit 2018 për veprat penale të “Shpërdorimit të detyrës”, “Ndërtimit të paligjshëm” dhe “Pastrimit të produkteve të veprës penale”, parashikuar nga nenet 248, 199/a/3 dhe 287 të Kodit Penal, pas dërgimit të materialeve referuese nga Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër. Bazuar nga hetimet, Prokuroria e Shkodrës, kërkoi përpara gjykatës sekuestron preventive të pasurive të paluajtshme e të luajtshme, me qëllim që disponimi i tyre të mos zgjatë pasojat e veprave penale të cituara më sipër apo t’i rëndojë ato, si edhe të shmangë çdo transaksion, tjetërsim apo veprim tjetër administrativ mbi të, çka do të shkaktonte kryerjen e veprave penale të tjera. Andaj, në bazë të nenit 274 të K. Pr. Penale u vendos caktimi i masës së sigurimit pasuror e sekuestros preventive për pasuritë e mëposhtme; Pasuria ndodhur në Dobraç, njësi 20 m2 në pronësi të Bardhok Planaj si administrator dhe pronar i vetëm i shoqërisë Old-B shpk; Pasuria ndodhur në Dobraç, bodrum 46,8 m2 në pronësi të Bardhok Planaj si administrator dhe pronar i vetëm i shoqërisë Old-B shpk; Pasuria ndodhur në Dobraç, bodrum 24,3 m2 në pronësi të Bardhok Planaj si administrator dhe pronar i vetëm i shoqërisë Old-B shpk; Pasuria ndodhur në Dobraç, bodrum 24,3 m2 në pronësi të Bardhok Planaj si administrator dhe pronar i vetëm i shoqërisë Old-B; Pasuria ndodhur në Dobraç, bodrum 943,7 m2 në pronësi të Bardhok Planaj si administrator dhe pronar i vetëm i shoqërisë Old-B shpk; Pasuria ndodhur në Dobraç, bodrum 1255,5 m2 në pronësi të Bardhok Planaj si administrator dhe pronar i vetëm i shoqërisë Old-B shpk; Pasuria ndodhur në Dobraç, njësi 548,65 m2 në pronësi të Bardhok Planaj si administrator dhe pronar i vetëm i shoqërisë Old-B shpk; Pasuria ndodhur në Dobraç, apartament 103 m2 në pronësi të Bardhok Planaj si administrator dhe pronar i vetëm i shoqërisë Old-B shpk; Pasuria ndodhur në Dobraç, apartament 80 m2 në pronësi të Bardhok Planaj si administrator dhe pronar i vetëm i shoqërisë Old-B SHPK; Pasuria ndodhur në Dobraç, apartament 83 m2 në pronësi të Bardhok Planaj si administrator dhe pronar i vetëm i shoqërisë Old-B SHPK; Pasuria ndodhur në Dobraç, apartament 80 m2 në pronësi të Bardhok Planaj si administrator dhe pronar i vetëm i shoqërisë Old-B SHPK; Pasuria ndodhur në Dobraç, apartament 83 m2 në pronësi të Bardhok Planaj si administrator dhe pronar i vetëm i shoqërisë Old-B SHPK; Pasuria ndodhur në Dobraç, apartament 317,5 m2 në pronësi të Bardhok Planaj si administrator dhe pronar i vetëm i shoqërisë Old-B SHPK; Pasuria ndodhur në Dobraç, Njësi 198,5 m2 në pronësi të Bardhok Planaj si administrator dhe pronar i vetëm i shoqërisë Old-B; Pasuria ndodhur në Dobraç, truall 922 m2 në pronësi të Bardhok Planaj si administrator; Pasuria ndodhur në Guci e Re, tokë arë 620 m2 në pronësi të Bardhok Planaj; Pasuria ndodhur në Pulaj-Plazh, truall 8675 m2 në pronësi të Bardhok Planaj. Gjithashtu 44-vjeçarit, iu sekuestruan edhe tre automjete. një automjet “Toyota Hilux”, një “Volksvagen Golf” si dhe një automjet BMW.

Elvis Myrta

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here