Google search engine
Home Aktualitet E akuzuan se ishte korruptuar për gjykimin e masakrës së Çoles, KPK...

E akuzuan se ishte korruptuar për gjykimin e masakrës së Çoles, KPK zbardh arsyet pse rikonfirmoi prokuroren Alma Muça

0
438

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka hedhur poshtë të gjitha akuzat se prokurorja e Prokurorisë së Përgjithshme, Alma Muça është përfshirë në aferë korruptive gjatë shqyrtimit të çështjes së masakrës së Çoles në Gjykatën e Lartë. Alma Muça doli pak kohë më parë para vetingut, ndërsa KPK ka zbardhur të gjitha arsyet se pse në fund vendosi që ta konfirmojë në detyrë prokuroren. Si fillim, KPK ka ngritur dyshime për integritetin e figurës së Muçës, duke qenë se për të kishte denoncime se ishte korruptuar për gjykimin e çështjes së lartpërmendur.

“Në media është përmendur një çështje e trajtuar në Gjykatën e Lartë, ku Prokuroria e Përgjithshme e përfaqësuar nga prokurori A. S. ka ndryshuar kualifikimin e veprës penale, duke aluduar se veprimet kanë qenë të qëllimshme për të favorizuar palën e akuzuar. Në këtë informacion përmendet edhe prokurorja Alma Muça, asaj kohe drejtore e Drejtorisë Gjyqësore dhe Mbikëqyrjes së Ekzekutimit të Vendimeve Penale, në Prokurorinë e Përgjithshme. Ndaj këtyre informacioneve dhe aludimeve mediatike ka patur edhe një kallëzim penal nga familjarë të palës tjetër në këtë proces gjyqësor, të cilët pretendojnë se disa prokurorë dhe gjyqtarë të Gjykatës së Lartë, përfshirë këtu edhe znj. Alma Muça, kanë tentuar të kryejnë një aferë korruptive”, thuhet në vendim. Por më pas KPK ka shtuar edhe arsyetimin e subjektit të rivlerësimit, i cili ka bindur trupën gjykuese se Alma Muça nuk është e përfshirë në afera korrupsioni për rastin në fjalë. “”Mendimi/qëndrimi i prokurorit lidhur me rekursin e ushtruar nga prokurori i Apelit Vlorë, si dhe nga mbrojtësit e të pandehurve A. Ll., A. B., e B. A., ka qenë vetëm i prokurorit të caktuar me short, i pandikuar dhe i pakonfirmuar nga ana ime, në cilësinë e drejtorit të drejtorisë, nga ana e prokurorit të çështjes, në cilësinë e përfaqësuesit të Prokurorisë, në gjykimin e çështjes penale me të pandehur A. Ll. etj., në asnjë moment nuk më është paraqitur mendimi i tij. Sipas ligjit të ri, prokurori është i pavarur në seancë gjyqësore.” Deklarimet e subjektit të rivlerësimit ishin të mjaftueshme dhe bindëse për trupin gjykues. Trupi gjykues vlerëson se subjekti i rivlerësimit ka arritur një nivel të besueshëm në kontrollin e figurës”, thuhet në vendimin e KPK. 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here