Google search engine
Home Aktualitet “Si nata me ditën”/ Berisha tregon çfarë mendon tani për Fatos Nanon,...

“Si nata me ditën”/ Berisha tregon çfarë mendon tani për Fatos Nanon, opinionistët e kapin mat ish-kryeministrin

0
587

Ish-Kryeministri Sali Berisha, duket se pavarësisht kundërshtive të dikurshme, sot e vlerëson Fatos Nanon.

I ftuar këtë të enjte në emisionin “Opinion”, i pyetur nga gazetarët, në një krahasim mes Edi Ramës dhe Fatos Nanos, ish-kryeministri është shprehur se ndryshimi mes tyre është si nata me ditën.

“Pavarësisht 1000 problemeve që mund të kishte, Fatos Nano tregoi integritetin e një politikani me rrotacionin”, tha Berisha.

Ndërkohë, ai e cilësoi Ramën si puçist dhe një politikan që nuk ka standard, i cili përdhos Kushtetutën.

Mirëpo analistët e ftuar në panel e zunë ngushtë Berishën duke i thënë se me shumë mundësi kur të largohet Rama, ai do të thotë fjalë të ,mira për të sikurse po bën sot me Nanon.

I kapur keq, Berisha u shpreh me gjysmë zëri se kjo nuk do të ndodhte.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here