Vuçiç: Taksa do të hiqet herët a vonë, por tashmë e kemi paguar shtrenjtë

0
655

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç tha sot se Kosova herët a vonë do ta shfuqizojë taksën për prodhimet nga Serbia, por ajo tashmë i ka kushtuar Serbisë tepër shtrenjtë.  “Nëse do ta heqin, ta suspendojnë apo do të gjejnë ndonjë modus tjetër, një është. Neve na kanë bërë një dëm të madh dhe kanë shkaktuar një tension të madh”, ka thënë ai në RTS. “Thashë se do të ndodhë ajo tërheqje dhe do të ndodhë. Njësoj është, ne e kemi paguar shtrenjtë”, është shprehur Vuçiç. Po ashtu ai ka shtuar se, “atë askush nuk do të na kompensojë, as Prishtina, as BE-ja, e as dikush tjetër”.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here