Pas vdekjes së turkut të shumëkërkuar të laboratorit të Hasit, zbulohet lidhja e “Ronit të Shijakut” me trafikun e drogës (Kush fshihet pas tyre?)

0
991

Detaje të reja për laboratorin e drogës në Has dalin në dritë pas lajmit për vdekjen e turkut të shumëkërkuar Nejdet Cesuroglu.

Pjesë e rrjetit të trafikantëve të drogë që prodhohej në Has ka qenë edhe Hekuran Hoxha ose i njohur ndryshe si ‘Roni i Shijakut’.

Hoxha dyshohet se është koka e grupit “Avdylaj”, që u godit në muajin tetor të vitit që shkoi në kuadër të operacionit të koduar “Volvo 4”. Pas vënies në pranga, burime pranë grupit hetimor bënë me dije se dyshohet që Roni i Shijakut ishte personi që dyshohet se luante rolin kryesor në trafikimin heroinës, që prodhohej në laboratorin e Hasit.

Gjithashtu dyshohet se Hoxha  drejtonte trafikun e drogës nga Shqipëria drejt vendeve të tjera të Europës. 48-vjeçari është i afërm me biznesmenin Admir Hoxha, pronari i i një hoteli në Rinas i cili ideoi dhe financoi ngritjen e laboratorit të prodhimit të heroinës në fshatin Brenog të Hasit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here