Nisur nga një numër i lartë rastesh të denoncuara së fundmi në mediat investigative, ministrja e Arsimit, Besa Shahini ka mbajtur një deklaratë për mediat mbi mbarëvajtjen e drejtorive të arsimit.
Shahini foli për një situatë problematike në zyrën arsimore në Mat dhe për këtë arsye ka vendosur të shkarkojë nga detyra drejtuesen e kësaj zyre. “Në të njëjtën kohë ka filluar shqyrtimi i ankesave”, deklaroi ministrja.
Sipas ministres, portali ‘Mësues për Shqipërinë’ do të ndihmojë që mësuesit në të gjithë Shqipërinë të punësohen në bazë të rregullave.