Ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku në një tjetër dalje publike njoftoi skanimin e të gjitha kontratave operative të HEC-eve në vend. Ajo po ashtu deklaroi se do të ngrinë të gjitha kontratave jo operative deri në përfundim të procesit të skanimit.
“Vetëm 96 kontrata për HEC-e të dhëna në vend janë operative. Jam këtu për të njoftuar nisjen e një
proces skanimi për dokumentacionin e çdo subjekti të licensuar”,- tha ministrja e re.
Ministrja sqaroi se procesi do të bazohet në dy kritere, nëse kompanitë e licensuara i kanë përmbushur kushtet teknike dhe afatet kohore si dhe kriteri i përputhshmërisë me kërkesat mjedisore.
Balluku dha se gjatë kësaj kohe deri sa të kalojnë në skaner të gjitha kontratat do të pezullohen ato që janë jooperative.