Laboratori i drogës në Has, gjendet i vdekur turku i shumëkërkuar (DETAJE)

0
552

Është gjetur i vdekur turku i shumëkërkuar që kishte lidhje me laboratorin e drogës në Has.

Mësohet se Nejdet Cesuroglu është gjetur i vdekur në datën 2 dhjetor 2018.

Prokuroria i ka nisur letërporosi Kosovës për rrethanat e vdekjes së këtij shtetasi.

Cesuroglu ishte në kërkim si një nga personat që kishin organizuar ngritjen e laboratorit të heroinës në Brenogë të Hasit.

Në banesën ku ai është gjetur i vdekur, policia kosovare ka gjetur edhe një sasi heroine.

Besohet se ai është vrarë edhe pse nuk janë ende të qarta rrethanat e vdekjes së tij.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here