Google search engine
Home Aktualitet Kush është gruaja nga Lezha me 5.2 milionë euro pasuri dhe me...

Kush është gruaja nga Lezha me 5.2 milionë euro pasuri dhe me 10 apartamente?

0
730

Gjykata e Lezhës ka urdhëruar bllokimin e një llogarie bankare me vlerë 5.2 milionë euro.

Po kështu 7 apartamente në Lezhë dhe 3 në Tiranë janë vendosur nën sekuestro pasi dyshohet se janë blerë me para që ka ardhur nga aktiviteti kriminal.

Pronarja e gjithë kësaj pasurie është një grua. Mësohet se bëhet fjalë për 50-vjeçaren Shqipe Palaj, e cila ka një pasuri prej 5.2 milionë euro dhe 10 apartamente në pronësi bashkë me një 83-vjeçar.

Të dy të moshuarit nuk i justifikojnë dot shumat e konsiderueshme dhe dyshohet se emrat e tyre janë përdorur vetëm për të fshehur orgjinën e parave.

Për këtë arsye këto pasuri janë bllokuar nën akuzën e pastrimit të parave.

Në media flitet se paratë dhe apartamentet u përkasin një të afërmi të të moshuarve që jeton jashtë Shqipërisë, por emri i tij mbahet sekret.

Njoftimi i plotë i Policisë:

Në kuadër të operacionit “Forca e Ligjit”, sekuestrohen rreth 5.2 mln euro llogari bankare dhe pasuri të paluajtshme të dy shtetasve, të dyshuara të përfituara nga veprimtari kriminale Sekuestrot janë rezultat i punës hetimore të Policisë së Lezhës që ka referuar materialet procedurale mbi bazën e dyshimit të arsyeshëm, për përfitimin e tyre nga veprimtaria kriminale, me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë. Prokuroria ka filluar procedimin penal për veprën “Pastrim i produkteve të veprës penale ose të veprimtarisë kriminale” në ngarkim të dy shtetasve, duke e finalizuar me sekuestro të vendosur nga Gjykata e Shkallës Parë Lezhë me vendim te datës 23 janar 2019. Sekuestrot janë llogari bankare në vlerë totale mbi 5.2 milione euro dhe 7 apartamente.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here