10 mijë leje legalizimi janë ende në proces regjistrimi. Kreu i Zyrës së Regjistrimit të Pasurive Valdrin Pjetri u shpreh se shqetësim mbetet fakti i dokumentave të këtij institucioni që rrezikojnë të dëmtohen. Për të shmangur këtë pritet të nisë dixhitalizimi i materialeve.
“Do fillojë shumë shpejt procesi i dixhitalizimit. Sot në arkivat tona kemi rreth 47 milionë fletë të akumuluara që në krijimin e shtetit shqiptar, të cilat ruhen akoma në arkiva manuale që rrezikojnë të prishen, vjetërohen etj”, u shpreh Pjetri.
Kryeregjitruesi tha se sfida e këtij institucioni është hipotekimi i çdo objekti që shkon përmes ALUIZNI-t.