Pezullohet nga detyra drejtori i burgut të Rrogozhinës, Ibrahim Bejo. Mësohet se Bejo është pezulluar për shkak të një hetimi të nisur nga ana e Prokurorisë së Kavajës për korrupsion.
Bejo ishte zgjedhur në krye të këtij institucioni më janar të 2018-ës.
Po ashtu thuhet se është shkarkuar edhe shefi i policisë së burgut.
Institucioni i Ekzekutimit të Vendimeve Penale Rrogozhinë është vënë në funksion të plotë në shkurt të vitit 2002, ndërsa vlen të theksohet se drejtuesit e këtij burgu janë ndryshuar shumë shpesh.









































