Si hyri “mik” Ardi Veliu për vetëdorëzimin e Klement Balilit?! Zbulohet lidhja midis tyre

0
396

Pas vetëdorëzimit të Klement Balilit, kanë dalë detaje të reja mbi mënyrën se si ka asistuar vetë drejtori i policisë së shtetit Ardi Veliu që ai të dorëzohet.

Mediat bëjnë me dije se për vetëdorëzimin e Klement Balilit janë dashur disa muaj negociata, direkt me drejtorin e Policisë së Shtetit Ardi Veliu.

Zërat thonë i gjithë ky operacion është mbështetur në njohjen që ka drejtori i policisë Ardi Veliu me Klement Balilin, të cilët thuhet se janë dhe nga e njëjta zonë. Gjithashtu flitet se Veliu ka kontaktuar familjarët e “Eskobarit të Ballkanit”  prej disa muajsh.

15 ditë e fundit kanë qenë intensive, thone burimet nga policia derisa dje u vendos dorëzimi. Ardi Veli ka përcaktuar vendin e dorëzimit, mes Sarandës dhe Delvinës, (diku aty nga mesi i rrugës) për ditën e sotme në orën 9 të mëngjesit.

Klement Balili është futur në një prej 2 makinave civile të policisë, ku e prisnin agjentët civile dhe vetë drejtori i policisë së Shtetit Ardi Veliu dhe janë nisur në fshehtësi të plotë drejt Tiranës (sekret të cilin ua dekonspiroi diku mes Sarandës dhe Tiranës ish-kryeministri Sali Berisha).

Fillimisht Balili është çuar në komisariatin nr 6 ku dhe u njoh me urdhrin e ndalimit dhe me akuzat në prani të avokatit Theodhori Sollaku.

Që aty është dërguar në paraburgimin e drejtorisë së policisë ku do të rrijë 48 orë deri në vendimin e gjykatës për masën e sigurisë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here