Google search engine
Home Aktualitet Rama shkarkon prefektin e Elbasanit, ja me kë e zëvendëson (EMRI)

Rama shkarkon prefektin e Elbasanit, ja me kë e zëvendëson (EMRI)

0
545

Këshilli i Ministrave vendosi një ditë më parë lirimin nga detyra të prefektit të Elbasanit, Maksim Malaj dhe zëvendësimin e tij me Gledion Llatja, zyrtar të Ministrisë së Infrastrukturës dhe të Energjisë. VKM-ja që mban ditën e djeshme është botuar sot në Fletoren Zyrtaren, sipas të cilës, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave, vendosi që z. Maksim Malaj, prefekt i qarkut të Elbasanit, lirohet nga kjo detyrë dhe z. Gledian Llatja emërohet prefekt i qarkut të Elbasanit. Maksim Malaj, 61 vjeç, ishte prezantuar më 4 nëntor 2017, si përfaqësues i qeverisë në Elbasan, duke qenë njëri prej 12 ish-ushtarakëve që u emëruan prefektë nga qeveria “Rama’. Ai ishte më parë Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Shqipërisë, me gradën Gjeneral-Major. Emri i Malajt ishte propozuar në mbledhjen e kryesisë së PS për të zëvendësuar në këtë detyrë Ardit Demirin, prefekti paraardhës. Zyrtari që e zëvendëson është Gledian Llatja, shef kabineti në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë. Ai ka lindur në qytetin e Elbasanit në 31.03.1981.  Ai është diplomuar Fakultetin Juridik në vitin 2009 dhe më pas në universitetin ‘Aleksandër Xhuvani’, në Elbasan, për financë. Ai shihet edhe si një kandidaturë e mundshme e PS-së për t’u kandiduar për zgjedhjet vendore të 30 qershorit, në vendlindje, në vend të qazim  Sejdinit, kryetar bashkie prej 4 mandatesh.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here