Politikanë me dashnore në ‘Santa Quaranta’ / Artan Hoxha nxjerr detaje tronditëse

0
513

Gazetari, Artan Hoxha ku ka folur rreth intervistës së tij me Klement Balilin. Ai është shprehur se Balili nuk është pronar dhe as aksioner  i Santa Quaranta-s.

Sipas gazetarit, Balili ka pasur biznes tjetër në Greqi.

“Çdo akuzë që është bërë tashmë është në dorën e prokurorisë nëse është e vërtetë apo jo.

Klement Balili nuk është pronar i Santa Quaranta-s. As aksioner, as i hotelit tjetër. Ka patur biznes tjetër që e ka patur në Greqi. Me letra nuk figuron, prokurorisë i duhet të provojë se Balili është pronar në QKR. Serveri i famshëm, për shkak të pozicionit të kompleksit, është një nga resortet më të mëdha turistike në vend. Secili nga këta që pretendon për bashkëpunimin e Balilit, ka qenë aty. Drejtuesit më të lartë të PD kanë vizituar familjen Balili. Cfarë kanë siguruar kamerat, unë nuk  e di. Sistemi s’ka synuar të dokumentojë. Në fushatë, aty kanë qenë të gjithë se familja Balili në rastin konkret, vëllezërit e tij kanë qenë të angazhuar politikisht.”-u shpreh Hoxha.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here