Maqedoni, shpallen në Gazetën Zyrtare amendamentet për ndryshimin e Kushtetutës

0
531

Sot në Gazetën Zyrtare të Maqedonisë edhe zyrtarisht janë shpallur vendimet e Kuvendit për ndryshimet kushtetuese, të cilat u miratuan të premten nga deputetët. Përkrah amendamenteve, në Gazetën Zyrtare është shpallur edhe Ligji kushtetues për zbatimin e tyre. Me këtë edhe zyrtarisht nga 12 janari hyjnë në fuqi ndryshimet e votuara, me çka sipas Marrëveshjes së Prespës, nuk do të vlejnë nëse pala greke nuk ratifikon të njëjtën në Kuvendin e saj Pas ndryshimeve kushtetuese, pritet që në Gazetën Zyrtare të shpallen edhe ratifikimi i marrëveshjes me Greqinë, dhe Ligji për përdorimin e gjuhëve, i cili akoma nuk është nënshkruar nga presidenti Gjorge Ivanov.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here