Kina mbjell me sukses bimë në Hënë

0
626

Farat e mbjella nga misioni Chang’e-4 i Kinës në Hënë kanë mbirë, thotë Administrata Kombëtare Hapësinore e Kinës.Kjo është hera e parë që një materie biologjike është rritur në Hënë – dhe kjo po shihet si një hap i madh drejt eksplorimit të hapësirës në afat të gjatë. Misioni Chang’e 4 është i pari që lëshohet në Hënë për të eksploruar, siç thuhet, anën e largët të saj. Pajisja u ul në Hënë më 3 janar dhe mbante me vete instrumente për të analizuar gjeologjinë e regjionit të saj. Bimët janë rritur më parë në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës, por kurrë në Hënë. Aftësia për të rritur bimë në Hënë do të jetë thelbësore për misione të gjata hapësinore, si për shembull një udhëtim në Mars i cili do të merrte kohë rreth dy vjet e gjysmë. Kjo nënkupton se astronautët, potencialisht, do të mundë të mbillnin ushqimin e tyre në hapësirë, duke reduktuar nevojën për t’u kthyer në Tokë për t’u furnizuar me ushqim. Lansuesi kinez në Hënë kishte me vete fara pambuku dhe patateje, maja dhe vezë të mizave të frutave. Bimët janë vendosur në një enë të mbyllur në bordin e lansuesit. Farat do të përpiqen të formojnë një biosferë të vogël – një mjedis artificial, vetëmbështetës. Të martën, mediat kineze thanë se farat e pambukut tashmë kanë mbirë. 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here