Detaje të pazbuluara/ Si u vetëdorëzua Klement Balili, qindra burra dhe gra e përcollën (Nga takimi në zyrën e drejtorit, te shtrëngimet e duarve me fshatarët)

0
357

Qindra burra e gra kanë përcjellë mëngjesin e sotëm në Stiar të Sarandës, Klement Balilin, që do të dorëzohej në polici.

Familjarët kanë marrë në dorë procesverbalin e vetëdorëzimit dhe mohojnë të ketë pasur ndonjë operacion policie.

Burime nga familjarët e Balilit thonë se në datën 12 janar, nipi i tij, Rigels Balili, së bashku me vëllain e Klement Balilit kanë shkuar në zyrën e Ardi Veliut në Drejtorinë e Përgjithshme dhe kanë kërkuar takim me të. Aty kanë diskutuar për kushtet e dorëzimit të Klement Balilit.

“Meqenëse letrat erdhën nga Greqia dhe meqë çështja shkoi në gjykatë, sikurse Klement Balili kishte deklaruar, ai do tu vetëdorëzohej organeve të drejtësisë. Ndaj u zhvillua takimi në datën 12 janar dhe në datën 15 gjithcka ishte planifikuar të ndodhte në Sarandë”, thonë burime nga familjarët.

Ard Veliu, drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit ka marrë në dorëzim në xhipin e tij Klement Balilin në orën 09.00 në mëngjes në qafën e Muzinës, kur Balili zbriti nga xhipi i nipit të tij Rigels Balili dhe hipi në xhipin e drejtorit të përgjithshëm të policisë së shtetit.

Familjarët thonë se Berisha e ka marrë informacionin nga banorët, se, përpara se të dilte nga shtëpia e tij në fshatin Stiar ku edhe ishte Klement Balili, fshatarët ishin mbledhur për ta përcjellë. Duke dalë nga shtëpia, ka pasur shtrëngime duarsh me gjithë bashkëfshatarët, është përshëndetur me ta, dhe më pas ka hipur në xhipin e nipit të vet që po e shoqëronte.

Nga ora 09.00 e mëngjesit e deri afër mesditës, Klement Balili fillimisht u shoqërua në komisariatin numër 6 në Tiranë, ndërkohë që vetëm para pak minutave është dërguar në Drejtorinë e Tiranës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here