Gazetari Artan Hoxha ka treguar detajet e operacionit të dorëzimit të Balilit në Polici nga Delvina në Tiranë.
Artan Hoxha ka dhënë edhe një tjetër detaj, që mund të trondisë skenën politike shqiptare. Sipas tij në këtë intervistë, Balili tregon edhe se kë kryeministër ka takuar.
Këtë detaj ai e dha para dorëzimit në Policinë e Shtetit, pasi Balili ka dhënë një intervistë ekskluzive për gazetarin Artan Hoxha.
“Kam shkuar natën, as unë nuk e di se ku e kam bërë ekzaktësisht intervistën.
Para kamerës Balili ishte… edhe snajperin nuk e kishte aq frikë sa kamerën. Kjo ishte intervista e dytë. Intervistën do të japim në ditët në vijim. Ai ka dhënë përgjigjet e veta, sipas asaj që i mendon ai. Ai flet edhe për akuzat për lidhje me politikën, flet se edhe kë kryeministër ka takuar.