Vrau gruan dhe kunatën/ Zbardhet dëshmia e burrit në Ballsh, zbulohet arsyeja e krimit makabër

0
507

Gazment Musta, burri që vrau gruan e tij dhe kunatën në Ballsh, ka dëshmuar në Polici se e kreu vrasjen pasi nuk donte që e shoqja të shkonte tek prindërit e tij për Vitin e Ri, pasi ai vetë nuk kishte marrëdhënie të mira me ta. Musta tha para grupit hetimor se e shoqja i kishtë kërkuar të shkonte te prindërit, por ai nuk e kishte lejuar. Kunatën e tij e kishte gjetur në shtëpi, pasi ajo kishte ardhur të merrte të motrën dhe dy fëmijët e vegjël për të kaluar një kohë me prindërit. Vetë Gazmend Musta që ishte emigrant në Greqi dhe kishte vetëm dy ditë që ishte kthyer,  kishte qënë tek prindërit e tij në Drenovë dhe kur u kthye, ishte i dehur. Në debat e sipër me gruan, ai e goditi gruan e vet, nënë e dy fëmijëve të vegjël, vetëm 31 vjeçe, disa herë me thikën e bukës. Ndërsa kunata Merisa Caushaj, 18 vjeç, u sul për të shpëtuar motrën, mbeti edhe vetë e vdekur nga thika e tij.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here