Gazetari Muharrem Meko, tashmë drejtor i TVSH-së në Korçë natën e ndërrimit të viteve postoi në rrjetet e tij sociale një foto me ministrin e Bujqësisë Niko Peleshin, i cili u shkarkua nga kryeministri Rama. Në këtë postim Meko shkruan se i kishte thënë Peleshit se “rilindja” nuk donte punën, po ai nuk e besonte.
“Këtij shokut tim, i pata thënë njeqind herë se, rilindja (e reja) s’ka për “kut” punën… por s’besonte që s’besonte! Madje ndonjëherë e aplikonte edhe vet si model”, shkruan gazetari Muharrem Meko në postimin e tij ku shfaqet së bashku me Niko Peleshin.
Në fakt, në pjesën më të madhe të postimeve që kanë ardhur nga Korça nuk e kanë mbështetur propozimin e kryeministrit Rama për largimin nga kabineti të Niko Peleshit.