Dy ditë më parë Hoze Murinjo u shkarkua nga klubi i Mançester Junajtid, pasi rezultatet e tij nuk përputheshin me objektivat e klubit dhe Junajtid, me humbjen e fundit 3-1 ndaj Liverpulit mbeti afërsisht 20 pikë larg vendit të parë që mbahet pikërisht nga skuadra e trajnerit gjerman Jurgen Klop. Murinjo u largua, por në sajë të marrëveshjes do të përfitojë për prishjen e njëanshme të kontratës nga drejtuesit e Junajtid një shumë prej 21 mln eurosh. E ndërsa debatet vijojnë rreteh mënyrës së largimit të tij, nga Spanja vjen një lajm sa i habitshëm aq dhe sensacional, pasi Reali i Madridit mësohet t’i ketë hapur dyert teknikut portugez. Presidenti i Realit, Florentino Perez, e ka peng që dikur Murinjo i ka ikur nga drejtimi dhe e vlerëson si trajnerin më të mirë në botë, prandaj i ka “shkelur syrin” teknikut që ta vlerësojë një afrim të mundshëm në krye të “Los Blancos”. “Hoze Murinjo është i mirëseardhur në Real Madrid nga Florentino Perez”. Kështu shkruan Ramon Kalderon. Trajneri portugez u shkarkua nga Mançester Junajtid gjatë kësaj jave pas rezultateve jo të mira në këtë stinor. “Mendoj se Murinjo ka qenë problemi kryesor në klubet ku ka qenë”, ka thënë Kalderon. “Sipas meje Mourinjo është trajneri i vetëm që pëlqehet nga Perezi”, ka thënë ish-presidenti i Real Madridit, Kalderon. “Kur Lopetegui u largua, thash se Murinjo me shumë siguri do të jetë këtu dhe nuk e mohoj se në të ardhmen ai do të jetë në Real”. Murinjo ishte pjesë e Realit gjatë vitit 2010 deri më 2013 ku ka fituar tre tituj, një herë La Ligën, një herë Kupën e Spanjës dhe një herë Super Kupën e Spanjës. Ish-ylli i Real Madridit, Pregrag Mijatoviç, ka thënë se kthimi i portugez në klubin madrilen është i mundur pasi që presidenti i klubit, Florentino Perez, është një tifoz i madh i Murinjos. Ish-sulmuesi serb e bëri një intervistë në radion “Cadenar SER”, në emisionin Karrusel Deportivo, dhe e theksoi marrëdhënien e mirë që e ka Murinjo dhe Perezit. “Nuk e di se sa për qind është e mundur të ndodhë kthimi i Murinjo në Real Madrid, por ka shumë mundësi për në gjë të tillë”, ka thënë ish-sulmuesi i “Los Blancos”. “Pse e them një gjë të tillë. Sepse e di që Florentino Perezit i pëlqen shumë Murinjo dhe mendoj se çdoherë që ka ndryshim trajneri, ai e ka kontaktuar atë Murinjon. Kjo gjë ka shumë mundësi të ndodhë”, u shpreh ai. Diego Torres, i cili e shkroi një libër për periudhën e parë të Murinjos në “Santiago Bernabeu”, raportoi për El Paisin se drejtuesit e Realit dhe presidenti Florentino Perezi janë të etur ta kthejë portugezin. Reali po ashtu planifikon ta emërojë Murinjon më 1 korrik, sepse kështu do ta shmangte pagimin e një gjobe prej 5 milionë euro Mançester Junajtid. Drejtuesit e Realit besojnë se emërimi përsëri i Murinjos, i cili ishte pjesë e Realit mes viteve 2010 dhe 2013, do të ishte vendim i duhur. Në atë periudhë, kur Barcelona ishte në zenit, Murinjo arriti të rivalizonte fort me katalanasit.
Adriatik BALLA