Lajme të mira për Panuçin, Abrashi kthehet pas një viti nga dëmtimi, Gjimshiti titullar me Atalantën

0
460

Trajneri Kristian Panuçi po merr lajme të mira këto ditë, për shkak se futbollistët titullarë kuqezinj që mungonin në ndeshjet e Ligës së Kombeve për shkak dëmtimi po rikuperohen me shpejtësi dhe në muajin mars kur pritet të startojnë edhe zyrtarisht ndeshjet kualifikuese në grup për Kampionatin Europian të vitit 2020 mendohet të jenë gati dhe në formë të mirë. Janë tre futbollistë që kanë dhënë sinjale mjaft pozitive: sulmuesi Armando Sadiku, mesfushori Odise Roshi, si dhe mesfushori që i mungon prej kohësh përfaqësueses, Amir Abrashi. Të tre futbollistët kanë nisur prej ditësh stërvitjen e diferencuar dhe kanë një përgatitje të mirë fizike, madje kanë nisur edhe kontakte me topin dhe bëjnë stërvitje intensive individuale, por ata nuk janë angazhuar në ndeshjet e kontrollit. Edicioni 2018-2019 për Amir Abrashin mund të nisë në pranverën e ardhshme. Paraqitjen e parë të këtij edicioni me ekipin e Freiburgut, që garon në Bundesligë, mund ta regjistrojë në muajin mars, kur edhe do të mbushë fiks një vit nga lëndimi i pësuar në gjurin e tij të djathtë. Abrashi 28-vjeçar deri në atë kohë nuk do të jetë në dispozicion të trajnerit të Freiburgut, Kristian Streiç. “Amiri ka stërvitur mirë, shumë fuqishëm. Të gjithë që e njohin Amirin, e dinë se çfarë luftëtari është në fushë. Ai me ritëm të njëjtë edhe stërvitet”, ka thënë Streiç, njofton “ligainsider.de”. Streiç u shpreh i lumtur me rikuperimin e Abrashit. Ai vlerëson lart potencialin që ka mesfushori i kombëtares së Shqipërisë. “Abrashi ka jashtëzakonisht muskuj të fortë. Amiri mund t’i bashkohet ekipit tonë në fund të muajit janar dhe ne do ta kemi në dispozicion për ndeshjet e muajit mars. Procesi i shërimit të mesfushorit tonë është duke shkuar mirë, kështu që ne duhet të jemi të lumtur me këtë proces. Na ka munguar shumë dhe presim sa më shpejt ta kemi në dispozicion. Ai është i rëndësishëm për ne”, ka theksuar Streiç.

Berat Gjimshiti sakrifikon për Atalantën, titullar në Bergamo

Një futbollist që po sakrifikon për skuadrën e tij në këtë perioudhë është berat Gjimshiti. Kohët e qëndrimit të gjatë në stol kanë marrë fund dhe futbollisti shihet tani nga trajneri Gasperini si titullar, sidomos për nevojat e skuadrës në këtë moment. Kështu, siç shprehen mediat italiane, Berat Gjimshiti po kalon një moment mjaft të mirë te Atalanta, duke qenë se ka bindur teknikun Gasperini dhe me paraqitjet e tij, ka arritur të zërë një vend të rëndësishëm në formacionin e zikaltërve të Bergamos. Në javët e fundit, ai ka pësuar një dëmtim dhe në ndeshjen ndaj Lacios, Gasperini vendosi ta linte në stol. Megjithatë, dëmtimi i shpejtë që pësoi mbrojtësi Joze Palomino, bëri që Gjimshiti të luante thuajse të gjithë pjesën e dytë. Dëmtimi i Palominos duket se është më i rëndë seç mendohej në fillim dhe këtë javë do ta ketë të pamundur që të luajë madje edhe në stërvitje është i diferencuar. Kjo ka bërë që Gasperini edhe njëherë tjetër të llogarisë formacionin për ndeshjen ndaj Xhenoas me mbrojtësin shqiptar që këtë sezon ka arritur të gjejë minuta jo vetëm si zëvendësues, por edhe si titullar madje duke shënuar edhe një gol kundër Interit pak javë më parë.

Ivan Balliu është në krye të Ligue 2 dhe

Një tjetër lajm i mirë për Panuçin vjen nga Franca, kiu mbrojtësi Ivan Balliu merr vlerësime maksimale. Kështu, mbrojtësi kuqezi, Ivan Balliu, po bën një sezon shumë të mirë në Ligën e dytë franceze, me skuadrën e Metz. Sezonin e shkuar, kjo skuadër ra nga kategoria, por Balliu vendosi të qëndrojë. Mbrojtësi i kombëtares shqiptare është një titullar i rregullt te të kuqtë francezë dhe është shndërruar në lider. Anësori i djathtë ka bërë paraqitje shumë të mirë dhe për herë të dytë radhazi, e sheh veten në formacionin e javës. Përveç paraqitjeve të mira individuale, sezoni po shkon mbarë edhe për ekipin e tij, Metz, që pas 18 javësh kampionat, e sheh veten në vend të parë, në kuotën e 41 pikëve.

Adriatik BALLA

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here