Këshilli Bashkiak i Durrësit ka miratuar pasditen e kësaj të enjte buxhetin për vitin 2019. Pas diskutimeve, ku nuk munguan as debatet, buxheti u miratua me votat e bashkuara të LSI dhe PS-së.Buxheti i vitit 2019 u miratua me 27 vota pro që plotësojnë edhe kurumin, ndërsa mungonin këshilltarët e Partisë Demokratike. Buxheti i Bashkisë së Durrësit llogaritet rreth 23 milionë euro, 5.7% më i lartë ai i vitit të kaluar.