Sonda e NASA-s e ulur së fundmi në Mars ka vendosur monitoruesin e tërmeteve në sipërfaqen e planetit të kuq.Zhvillimi i rëndësishëm ndodhi disa javë pas uljes së sondës InSight në Mars, dhe u bë me ‘krahun’ e saj robotik, i cili mori sizmometrin nga platforma e anijes dhe e vuri në sipërfaqe. Kjo është hera e parë që krah automatik vendos një eksperiment në sipërfaqe. Terreni ishte pak i pjerrët prandaj kontrolluesit e fluturimit duhet ende ta nivelojnë atë. Krahi i InSight do të hyjë në veprim përsëri muajin tjetër kur do të vendosë një erëpritës për sizmometrin dhe të ulë një tjetër mjet eksperimentues që do të gërrmojë deri në 5 metra në sipërfaqe për të matur temperaturën e tokës.
