Pas dy minoreneve zhduket dhe një 18-vjeçare në Tiranë (Detaje)

0
551

Dy ditët e fundit, në kryeqytet janë zhdukur tre vajza. Dy prej tyre janë minorene të moshës 12 dhe 13 vjeçe, shoqe midis tyre të cilat janë zhdukur së bashku dhe vajza e tretë është 18-vjeç.

Zhdukjet vajzave janë denoncuar nga të afërmit e tyre, ndërsa ende Policia nuk ka informacion për vendndodhje apo gjetjen e tyre të mundshme.

Komisariati i Policisë Nr. 3

Më datë 19. 12. 2018, shtetasja E. P., vjeçe 27, banuese në Tiranë, kallëzon se më datë 18.12.2018, i është larguar nga banesa motra, E. A., vjeçe 18. Po punohet për gjetjen e saj. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë.

Komisariati i Policisë Nr. 4

Më datë 19. 12. 2018, shtetaset A. M., dhe L. Sh., vjeç 39 dhe 35, banuese në Tiranë, kanë kallëzuar se, më datë 18.12.2018, u janë larguar nga banesat dy vajzat e tyre të mitura, J. H., dhe S. Sh., vjeç 12 dhe 13, banuese në Tiranë të cilat nuk janë kthyer. Po punohet për gjetjen e tyre. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë. 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here