Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanjahu, ka vlerësuar homologun shqiptar Edi Rama për dëbimin e ambasadorit iranian nga Shqipëria. “Lajme të rëndësishme nga Shqipëria sot. Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka dëbuar ambasadorin Iranian nga Tirana. Me këtë, kreu i qeverisë Rama i ka dërguar një mesah të qartë regjimit radikal islamik të Iranit që komplotet e sulmeve terroriste e kanë një kosto”, shkruan Netanjahu. Shqipëria shpalli persona të padëshiruar (non grata) ambasadorin e Republikës Islamike të Iranit në Tiranë Gholamhossein Mohammadnia si dhe një zyrtar tjetër tjetër të ambasadës, pasi dyshohet se janë përfshirë në aktivitete që cenojnë sigurinë në vend.
Home Aktualitet Dëbimi i ambasadorit/ Reagon kryeministri Netanjahu: Vendimi i Ramës, mesazh i qartë...