Google search engine
Home Aktualitet “Ke kohë deri nesër”, studentët ultimatum Ramës, tregojnë çfarë do të ndodhë...

“Ke kohë deri nesër”, studentët ultimatum Ramës, tregojnë çfarë do të ndodhë nëse nuk bien tarifat

0
333

Prej 6 ditësh, studentët po protestojnë para Ministrisë së Arsimit, ku kërkojnë uljen e tarifave të studimit, heqjen e tarifës shtesë, përmirësimin e kushteve të konviketeve etj..

Sot ata i kanë ripërsëritur kryeministrit Rama pas deklaratës së tij nga Facebook-u, të cilën ai e quajti ‘Dialog me studentët’, se ka kohë deri nesër që të plotësojë kërkesat e shkruajtura dhe nisur Ministrisë.

Lëvizja “Për Universitetin” ka publikuar një video nga protesta në rrjetet sociale, ku i jep kryeministrit ultimatum deri nesër:

“Do dalim në rrugë, me qindra, me mijëra,
Po nuk ranë tarifat, do bjerë Ministria!

JO NEGOCIATA!”

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here