Ambasadorja Gjermane nga Korça e pyetur për protestat e opozitës në rrugë tha se deputetët e djathtë duhet të kthehen në parlament.
“Ne jemi të mendimit që në demokraci nevojitet një opozitë, por edhe për këtë opozitë vendi është në parlament dhe unë i bëj apel opozitës që të kthehet përsëri në parlament sepse ka shumë ligje për tu miratuar si reforma e kodit zgjedhor , për të cilat nevojitet edhe vota e opozitës,” u shpreh ajo.